Tymueset, flakadanët dhe tensionet në Kuvend tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare! Çfarë shkruajnë BBC dhe Reuters

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tensionet dhe përlasjet mes opozitës dhe mazhorancës ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku në një kohë rekord u votua buxheti për vitin 2024-r, kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndëkrombëtare.

BBC dhe Reuters i kanë kushtuar vëmendje tensionit, tymueseve dhe flakadanëve që mbizotëruarn në seancën plenare të ditës së hënë.

Prestigjiozja BBC, teksa ka shpërndare video ku shihen moment e ndezjes së flakadanëve në seancë, ndërsa shkruan se deputetët e opozitës protestuan kundër buxhetit 2024, duke ndezur flakadanë

Shqipëri: Politikanët e opozitës ndezën tymi me ngjyra në parlament

Politikanët e opozitës shqiptare ndezën tym dhe zjarr në parlament në një përpjekje për të ndaluar votimin e buxhetit të 2024-ës.

Ligjvënësit e opozitës po protestonin kundër asaj që ata thanë se ishte një sundim gjithnjë e më autoritar nga Partia Socialiste në pushtet.

Gjithashtu tensionet që shoqëruan seancën e sotme kanë marrë vëmendjen edhe të “Reuters”.

Deputetët e opozitës ndezën tymuese e zjarr në Parlament, në përpjekje për të kundërshtuar buxhetin 2024. Deputetët gjithashtu grumbulluan karriget në qendër të Kuvendit, tymi e kaosi shoqëroi seancën  e sotme”, shkruan Reuters.

Share This Article