Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë të ditur se po bëhen përpjekje për të liruar disa prej pengjeve që mbahen nga Hamasi që prej 7 tetorit, që nga sulmi me raketa ndaj Izraelit.
“Tani jemi shumë afër. Shume afër. Dhe mund të sjellim disa prej këtyre pengjeve në shtëpi shumë shpejt. Nuk dua të futem në detaje sepse asgjë s’mund të quhet e kryer pa e realizuar plotësisht. Kur të kemi më shumë për të thënë, do ta bëjmë. Por gjërat po duken mirë për momentin”, tha Biden gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.
Marrëveshja parashikon lirimin e 50 grave dhe fëmijëve që janë pengje në këmbim të një pauze katër deri në pesë ditë në luftime dhe tre të burgosur palestinezë për çdo peng civil të liruar.
“Ne kemi punuar intensivisht për këtë për javë të tëra, siç e dini të gjithë” tha Biden, duke treguar bisedimet e tij në ditët e fundit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al-Thani dhe zyrtarë amerikanë. në terren në rajon.
Biden nuk pranoi të rrëfente detaje të tjera shtesë mbi gjendjen e pengjeve apo se kur do të mund të lirohen ata.
“Do të kem shumë kohë për të folur për pengjet. Jo tani. Nuk do t’ju them tani”, tha ai.