ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 13 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 14 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 15 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 15 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 17 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Ballkan, palët të zgjedhin dialogun në vend të konfliktit

albnews by albnews
22 November, 2023
in Technologji
0
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Ballkan, palët të zgjedhin dialogun në vend të konfliktit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua të mërkurën në Shkup me drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, anëtare të Aleancës, për të diskutuar mbi çështjet e sigurisë në rajon e më gjerë; luftën që po vazhdon në Ukrainë si dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, por dhe mbi tema të tjera.

Zoti Stoltenberg tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi strategjike për NATO-n dhe sipas tij ka arsye për shqetësim.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

“Ne shohim kërcënime për ndarje në Bosnjë-Hercegovinë, një situatë të brishtë të sigurisë në Kosovë dhe ngecje të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës. Mbi të gjitha, shtetet autoritare, siç është Rusia synojnë të minojë demokracitë tona”, tha shefi i NATO-s.

“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe kaosit”, theksoi më tej ai.

“Riagazhimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja është thelbësor për rrugën e Beogradit dhe Prishtinës drejt paqes dhe mirëqenies. Propozimi i fundit për Asociacionin e Komunave me Shumicsë Serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara. Është koha që të shmangen konfliktet që kanë zgjatur shumë kohë”, tha zoti Stoltenberg.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka propozuar një format të një samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku do të jenë të pranishme jo vetëm anëtaret e Aleancës por edhe vendet partnere të saj.

Ai në konferencën e përbashkët të shtypit më shumë foli për Kosovën, ndërsa sulmin e fundit në veriun e saj e konsideroi si një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike.

Kryeminisrti Rama theksoi dhe synimet për shpejtimin e procedurave rreth ndërtimit të bazës së NATO-s në Porto Romano, sepse kjo do të ishte e rëndësishme sipas tij, për vlerën strategjike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vetë NATO-n, e cila do të fitonte një qasje të shpejtë në këtë anë të Evropës për qëllimet e mbrojtjes së përbashkët.

Ai, ndërkohë bëri me dije se vendi i tij ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024 qëllimin e financimit të mbrojtjes me 2 përqind, siç e kërkon NATO-ja, për të qenë në frontin e vendeve të Aleancës në të gjitha sfidat e përbashkëta.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për dëbimin e një diplomati kroat nga Serbia tha se kjo duket të jetë pjesë e fushatës parazgjedhore në vendin fqinj. “Mirë që ka zgjedhje në Serbi”, komentoi ai.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se qëndrueshmëria dhe siguria që ofron NATO-ja për vendin e tij dhe rajonin sjell edhe mirëqenie ekonomike, investitorë evropianë dhe amerikanë dhe standarde më të mira për qytetarët.

“Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ai, ndërsa shtoi se vendi ka kapacitet për t’i bërë ballë ndikimit rus dhe synimeve keqdashëse, ndërsa vendin e tij e shikon si një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Kryeministri malazez Milojko Spajiç theksoi përkushtimin e fuqishëm të qeverisë së tij për plotësimin e synimeve strategjike që janë: anëtarësimi i plotë në BE, zbatimi i politikave të NATO-s dhe zgjerimi i bashkëpunimit rajonal.

Sipas tij, gjendja e sigurisë në rajon kërkon një vigjilencë të vazhdueshme të BE-së dhe NATO-s, ndërsa tha se vendi i tij “ka 0 probleme me fqinjët”.

Në takim është diskutuar edhe për luftën brutale të Rusisë ndaj Ukrainës, siç tha kreu i Aleancës, teksa shtoi se nuk shikon shenja tek Putini për të negociuar apo ndalur luftën.

Ai u shprehu mirënjohje vendeve të rajonit për dhënien e mbështetjes jetike, siç tha, për Ukrainën.

Zoti Stoltenberg përsëriti se Aleanca nuk shikon një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj vendeve anëtare dhe ndaj rajonit. Ai e cilësoi Maqedoninë e Veriut si një vend të suksesshëm në më shumë fusha, “përfshirë të qenurit një shoqëri e suksesshme shumetnike që i dëshmon rajonit dhe më gjerë se njerëz me origjinë të ndryshme mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore”. “Dhe një vend aleat i vlerësuar lart”, u shpreh ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result