Julian Nagelsmann pësoi humbjen e tij të dytë si trajner i Gjermanisë pasi Die Mannschaft u mund 2-0 ndaj Austrisë në një miqësore në Leopoldstadt. Golat e Marcel Sabitzer dhe Christoph Baumgartner siguruan suksesin e rëndësishëm, për austriakët. Leroy Sane njihet për karakterin e tij problematik dhe mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq.
Sulmuesi i lindur në Essen, kapi dhe shtyu me të dyja duart në fytyrë mbrojtësin Phillipp Mëene të Austrisë, duke mos i lënë arbitrit Vincic zgjidhje tjetër veçse të nxirrte nga loja atë. Pas ndeshjes, Sane fajësoi veten për humbjen e Gjermanisë. “Dështimi është mbi mua, kjo nuk mund të ndodhë me mua. Djemtë nuk kanë faj, as kundërshtari. Isha i frustruar me performancën time sot, por edhe kundër Turqisë”, shpjegoi ai për Kerry Hau të Sport1.
Sané gjithashtu mund të marrë një dënim deri në tre ndeshje pezullim, çka do të thotë se nuk do mund të paraqitjet në ndeshjet miqësore që përfaqësuesja e njohur do të zhvillojë në prag të Kampionatit Evropian të verës së ardhshme.