Shtyhet seanca për Belerin, Gjykata kërkon marrjen në pyetje të vëllait të dëshmitarit Arsen Rama

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për më 5 dhjetor, ora 15:00, seancë e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Kreu i trupës gjykuese tha se policia duhet të sjellë patjetër dëshmitarin Avdyl Rama, vëllai i dëshmitarit tjetër, Arsen Rama, pasi ai kërkohet të merret në pyetje nga mbrojtja e Blerit, por edhe prokurorja e çështjes.

Rama sipas prokurorisë ndodhet jashtë vendit ndërkohë që policia pretendon se është brenda Shqipërisë.

Nga ana tjetër, gjatë seancës së të mërkurës mbrojtja hoqi dorë nga marrja e dëshmisë së Vangjel Dules dhe Marin Sulit.

Vetë Beleri bëri një deklaratë gjatë seancës, ku akuzoi trupën gjykuese për shkelje të Kushtetutës sa i takon marrjes së dëshmisë së dëshmitarit Arsen Rama me dyer të mbyllura.

Ai tha se duhej që seanca të ishte publike dhe shtoi se fakti që të dashurës së dëshmitarit i kanë gërvishtur makinën nuk përbën provë që jeta e tij është në rrezik, pasi as prokuroria nuk ka marrë hapa për mbrojtjen e tij.

Edhe gjatë seancës së të mërkurës, e pranishme ishte edhe ambasadorja greke në Shqipëri Konstantina Kamisi.

Share This Article