Sara e mori në Gjermani, mamaja e Ledrit hedh ‘kunja’ për mungesën e Poit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lart e poshtë vazhdon të flitet që Sara dhe Ledri s’janë më bashkë dhe këtë e ka konfirmuar me ngulm menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi.

Pas ngjarjeve të shumta që ndodhën, Sara u largua me të bijën Poem Blu drejt Gjermanisë, duke iu bashkuar familjes së saj. Ndërkohë, Ledri nga ana tjetër vazhdon tour-et nëpër botë.

Mirëpo, prindërve të reperit që janë mësuar me praninë e të voglës, ka nisur t’i mungojë mbesa.

Vetë mamaja e Ledrit, Xheraldina, ka ndarë në InstaStory disa momente nga biseda videocall me Poin, ndërsa krahas shkrepjeve shkruan fjalë që duken si ‘kunja’ të hedhur për largimin e Sarës dhe të bijës.

Xheraldina vendos ‘citime’ të Poem Blu, sikur mbesa e saj shprehet se e ka marrë malli për gjyshërit dhe dëshiron t’i takojë e përqafojë.

Share This Article