ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 4 hours ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 4 hours ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 4 hours ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 4 hours ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

“Përplasi kokën në mur”/ Tre vjeçari gjakoset në kopsht, pamjet e kamerave “zhduken”, edukatorja jep dëshmi të dyshimtë

albnews by albnews
24 November, 2023
in Shqiperia
0
“Përplasi kokën në mur”/ Tre vjeçari gjakoset në kopsht, pamjet e kamerave “zhduken”, edukatorja jep dëshmi të dyshimtë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Edukatorja është shprehur se fëmija e ka çarë kokën në mur duke luajtur, prindërit nuk e besojnë këtë version. Kërkojnë kamerat e institucionit, por pikërisht atë ditë nuk kanë regjistruar.

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 3 vjeç, i cili është çarë në kokë në një kopsht shtetëror “Bota e Luleve” në Kamëz. Për ngjarjen, përveç prindërve, asnjë institucion tjetër nuk është vënë në dijeni, ndërkohë që ligji shprehet ndryshe.

RelatedPosts

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

E ëma e 3-vjeçarit fajëson edukatoren për ngjarjen. “Fëmijën e gjeta të gjakosur në kokë dhe të lagur të gjithin, kur pyeta edukatoren çfarë ndodhi ajo më tha mos më fajëso se do lajmërojë policinë”, thotë Lindita Shira.

Ndërkohë, sapo është njoftuar më telefon nga kopshti, Lindita është paraqitur menjëherë dhe e ka marrë të voglin e ka çuar për mjekim në poliklinikën e Kamzës. Sipas mjekëve, fëmija kishte nevojë edhe për qepje në kokë, por nuk i është bërë për mos t’i shkaktuar traumë.

Lindita thotë se ka shkuar e ka kërkuar të hapen kamerat, por i është thënë që kamerat atë ditë nuk kanë punuar, ndaj nuk kanë fakte. “Unë kërkova kamerat, por më thanë nuk kanë punuar, fëmijën e çova vetë dhe e mjekova nuk më shoqëroi askush nga kopshti dhe as nuk lajmëruan askënd”, tregon Shira.

Ajo thotë se djali nga ai moment trembet natën, është agresiv dhe nuk do të shkojë në kopsht. Në këto kushte, prindërit i kanë ndryshuar grupin.

Ajo i është drejtuar “Fiks Fare”, pasi kërkon të dijë të vërtetën e historisë, se çfarë ka ndodhur me djalin e saj në 17 maj, pasi nuk ka asnjë informacion mbi kallëzimin që ka bërë.

Fiksi solli dëshmitë e drejtoreshës së kopshtit, Adelina Keçit dhe edukatores Brishida Rama, të cilat thonë se fëmija u dëmtua nga tërheqja e një lodre nga duart e shokut, dhe me kokë u godit në mur. Drejtoresha tregon se ka lajmëruar prindërit, por nuk ka lajmëruar institucione të tjera edhe pse e ka detyrim ligjor.

“Nuk kanë funksionuar kamerat, nuk e dija që nuk punojnë, ky është faji im”, thotë drejtoresha.

Ndërkohë edukatorja tregon se fëmija e goditi kokën në mur, ajo ia ka tamponuar plagën me alkool, por aq mund të bënte. “Nuk e ndjej veten fajtore sepse po merresha me një fëmijë tjetër“, thotë Brishida.

Fiksi solli edhe dëshminë e infermierit që mjekoi fëmijën i cili tregon se e mban mend rastin, madje kishte nevojë për qepje. Por as infermieri nuk e lajmëroi policinë edhe pse e ka detyrim ligjor. Për këtë fakt, drejtoresha e poliklinikës Kamëz, Meriban Zela, thotë se është shkelje ligjore nga personeli mjekësor dhe për këtë do merren masa.

Edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga kallëzimi, familjarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje, e vetmja përgjigje nga Oficeri i Policisë Gjyqësore ishte se çështja është në hetim në prokurori dhe se nga prokurori nuk është kërkuar asnjë veprim tjetër, përveç deklaratave që janë depozituar në fillim.

Fiksi kërkoi një informacion në lidhje me këtë çështje dhe prokurori e ka një përgjigje. Ai pohon se ka vendosur mosfillimin e procedimit penal që në 19 qershor 2023, me pak se 20 ditë nga data e kallëzimit.

Pra, prokuroria vendosi nëse kishte vepër penale apo jo pa parë dokumentet në poliklinikë, pa u bërë akt ekspertimi mjekoligjor dhe pa marrë në pyetje asnjë nga aktorët e përfshirë. Edhe institucionet që dinin ngjarjen heshtën./ Marre Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result