Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, Rama: Krim shtetëror! Prokuroria e Tiranës është tallur, drejtësia e re të reagojë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët është ndalur tek vendimi i Gjykatës së Strasburgut  për 21 janarin. Sipas tij ky është një krim shtetëror, që sado të vonoje e vërteta do të zbardhet.

Rama tha se Prokuroria e Tiranës është tallur me këtë çështje, ndërsa orientoi drejtësinë e re që të reagojë sa më parë.

“Gjykata e Strasburgut  ka nxjerrë një vendim shumë domethënës, shumë kuptim plotë lidhur me një krim shtetëror që prej më shumë se një dekade është mbuluar nga pluhuri jo vetëm i harresës, por edhe i pabesisë të institucioneve të drejtësisë, reagimi i përgjithshëm në mexhlisin e debatit publik dhe mbi të gjitha i zëdhënësve të opinionit publik ka qenë fare i zbehtë.

Unë nuk jam  këtu për të kritikuar mediat, por për të sjellë në vëmendje peshën e jashtëzakonshme të vendimit të gjykatës evropiane.

Krime shtetërore si ai i 21 janarit historia mëson se vonojnë shumë, por nuk mbeten kurrë pa u zbardhur. Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me kushtetutën, me ligjin dhe natyrisht pastaj edhe me dhimbjen e familjareve të viktimave dhe shoqërisë për të njohur të vërtetën dhe e ka trajtuar si një leckë, një provë të re të dalë para disa muajsh është koha që drejtësia e re të reagojë pasi qyshes ky krim ka marrë rrugët e prokurorive dhe gjykatave të vendit ka ndryshuar struktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet apo profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë.

Vendosja e gishtit drejtpërdrejt tek autoritetet ekzekutive të kohës është e shkruar e zeza mbi të bardhë”, tha Rama.

Share This Article