Gjikondi: Olldashi jeton në shtëpinë e blerë tek Malltezi. Hoxha: Duhet të dorëhiqej

albnews
By
1 Min Read

Juristja Birisida Gjikondi ka ngritur pretendimin se gjyqtarja Iliriana Olldashi që gjykoi çështjen e Jamarbër Malltezit dhe që ndryshoi masën e tij të sigurisë, është në konflikt interesi, pasilka pasur marrdhënie biznesi me Malltezin dhe firmën që shiste apartamentet e tij.

“Apartamenti ku banon gjyqtarja është në administrim të ‘Homplane’. Ajo ka konflikt interesi. Nëse e di kodin etik të gjykatës, ajo është në konflikt interesi, pasi ka pasur një marrëdhnie biznesi.”, deklaroi Gjikondi

Ky pretendim u mbështet edhe nga avokati Arbër Hoxha.

“Mund ta gjykonte një gjyqatare tjetër që s’ka lidhje. Edhe sikur ta kesh komshi duhet të japësh dorëheqje”, theksoi Hoxha.

Share This Article