Një 52-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, në kuadër të operacionit “Tempulli”.
Me iniciale S. H., policia e ka kapur në flagrancë në lagjen “4 Heronjtë”, ndërsa gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur lëndën e dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një armë gjahu që 52-vjeçari e mbante pa leje.
Arma dhe 500 doza kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.