ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 11 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 12 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 13 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 13 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 15 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Prishtina nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

albnews by albnews
26 November, 2023
in Kosova, Technologji
0
Prishtina nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autoritetet e Serbisë ditë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në Kosovë, por jo Prishtinës, që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë për zgjedhjet parlamentare në Serbi që mbahen me 17 dhjetor. Kjo kërkesë drejtuar OSBE-së, nuk do të merret parasysh nga autoritetet e Prishtinës zyrtare, për faktin që qeveria e Kosovës ka kërkuar që për ta lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje të veçantë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “për votimin e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje e posaçme midis Kosovës dhe Serbisë”.

RelatedPosts

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Serbia të bëjë kërkesën për marrëveshje

Sipas Kurtit, “kërkesa për një marrëveshje të tillë, duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar”…”dhe çdo kërkesë duhet të marrë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtete të barabarta, në pajtim me nenin 2 të Marrëveshjes Bazë të arritur këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë.

Me këto kushte, ne inkurajojmë Serbinë të negociojë për një marrëveshje të tillë të posaçme me Kosovën dhe në këtë mënyrë të zbatohet edhe një obligim tjetër i Marrëveshjes Bazë: kontributi për raporte të mira ndërfqinjësore, duke pasur për bazë të drejtat e barabarta dhe respektin reciprok për të drejtat e votuesve jashtë shtetit”, ka thënë Kurti.

Petkoviq me kritika të ashpra ndaj Albin Kurtit

Me faktin që nuk do të mund të organizojnë zgjedhje të Serbisë edhe në Kosovë si më parë, si duket janë pajtuar autoritetet e Serbisë. Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, në mesjavën që shkoi mblodhi në Rashkë të Serbisë, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës për të diskutuar rrugët e përfshirjes së tyre në votime.

Ai adresoi kritika të ashpra drejt kryeministrit Albin Kurti. “Nuk është e mundur mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë. Regjimi i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, në krye me Albin Kurtin, e kushtëzon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohjen nga Beogradi të pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme”, tha Petkoviq.

Në të kaluaren  zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur edhe në  Kosovë ku përfshihej misioni i OSBE-së në grumbullimin e votave, të cilat më pas janë dërguar për numërim në Serbi.  Kjo praktikë është lejuar nga autoritetet e Kosovës deri në vitin e kaluar. Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur se megjithatë, ai mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, ashtu sikurse ka vepruar edhe në rastet e mëparshme.

Si mund të votojnë serbët me dy nënshtetësi?

Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, ishin ato të 21 qershorit të vitit 2020. Këto zgjedhje ishin mbajtur që nga viti 2017, ku në Kosovë hapeshin qendra votimi për serbët që ndihmoheshin nga OSBE-ja. Por, kësaj radhe serbët e Kosovës që kanë dyshtetësi, mund të votojnë për zgjedhjet në Serbi, por, vetëm përmes Zyrës Ndërlidhëse Serbe ne Kosovë, apo përmes postës.

Më 1 nëntor, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor, zgjedhje këto të tretat me radhë në Serbi vetëm në tre vjet e gjysmë. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare  në Serbi ndodh në një periudhë kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje  për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. 

Udhëheqësit e vendeve kryesore evropiane, presidenti i Francës, kancelari i Gjermanisë dhe kryeministrja e Italisë me një deklaratë të përbashkët i kërkuan Kosovës që ta formojë Asociaciacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë njohjen “de facto” të pavarësisë së Kosovës. DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result