Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Durrës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14.
Ermal Çitizi 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të Çitizit.