Katari njoftoi se është arritur një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin në Rripin e Gazës për dy ditë të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Jashtme e Katarit përmes një postimi në platformën ‘X’.
Njoftimi vjen pasi presidenti i SHBA-ve, Joe Biden zhvilloi një telefonatë me kryeministrin e Katarit të hënën, sipas CNN.
Egjipti kishte thënë më herët se kishte përpjekje të vazhdueshme për të zgjatur pauzën me dy ditë.