Connect with us

Albania

Kuvendi shënon 25 vjetorin e miratimit të Kushtetutës, Kreu i Gjykatës së Lartë: U desh ky ndryshim që Sistemi i Drejtësisë të tronditej

Published

on

Në Tiranë, Kuvendi shënoi sot me një konferencë të posaçme 25 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Shqipërisë përmes një referendumi kombëtar.

Autoritete të larta të shtetit dhe të drejtësisë vlerësuan reformën në drejtësi, qëndrueshmërinë e Kushtetutës së re si dhe ndikimin e saj në procesin e integrimit europian dhe zhvillimin e demokracisë në vend.

Presidenti Bajram Begaj deklaroi se sot Shqipëria duhet të mbrojë parimet themelore të Kushtetutës, po rishikimi i saj për shkak të zhvillimeve dhe realitete të reja duhet vlerësuar me kujdes për t’i shërbyer të ardhmes europiane.

Duke folur në një tubim kushtuar 25 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Shqipërisë përmes një referendumi kombëtar, presidenti Begaj kujtoi se ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 reformuan sistemin e drejtësisë, forcuan pavarësinë e saj si dhe përshpejtoi integrimin europian të vendit.

Advertisement

“Referuar Progres-Raportit të këtij viti, Shqipëria ka bërë hapa pozitive në reformat që ka ndërmarrë, veçanërisht në reformën në drejtësi, e cila po jep rezultate të dukshme, duke kontribuar gjithashtu në ecurinë e procesit të integrimit evropian”, theksoi zoti Begaj.

Parimet themelore të Kushtetutës, të drejtat e njeriut, vlerat kombëtare dhe universale i mbron Gjykata Kushtetuese, e cila ka tashmë një përbërje të re edhe për shkak të procesit të vettingut.

Kjo Gjykata është përfshirë tashmë në trajtimin e çështjeve me rëndësi si reformat zgjedhore, territoriale, konfliktet mes pushteteve dhe kompetencave, si dhe kushtetutshmëria e disa nismave ligjore.

Advertisement

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, thotë se depolitizimi i sistemit gjyqësor është një sfidë e vazhdueshme në Shqipëri, si në çdo demokraci të zhvillim.

“Reforma kushtetuese e vitit 2016, e njohur si reforma në drejtësi, synoi shkëputjen e politikës dhe të ndikimit të saj në përzgjedhjen e gjyqtarëve të lartë, duke bërë kështu një përpjekje domethënëse për depolitizimin e gjyqësorit”, tha zonja Zaçaj.

Në konferencë nuk ishin të pranishëm deputetë opozitarë, ndërsa morën pjesë deputetë socialistë, përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe ekspertë ndëkombëtarë. Shteti i së drejtës është një element themelor i Kushtetutës, që zhvillon një shoqëri të lirë, demokracinë e saj, kulturën, paqen, pronën dhe mirëqenien, theksoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Advertisement

“25 vitet që kaluan nga miratimi me referendum i Kushtetutës kanë qenë një ushtrim demokracie, kontributesh, përpjekjesh e vështirësish për ndërtimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike, avancimin e reformave, zhvillimin e ekonomisë, rritjen e mirëqenies dhe respektimin e lirive e të drejtave të qytetarëve”, tha zonja Nikolla.

Sistemi i drejtësisë po përballet me një numër të madh të çështjeve gjyqësore të mbartura në vite. Megjithatë, strukturat e reja të drejtësisë po përpiqen të rritin transparencën dhe barazinë e shtetasve para ligjit, duke lënë mënjanë falë procesit të vetingut, politizimin, paaftësinë dhe korrupsionin, sëmundje shumëvjeçare, thotë kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

“U desh ndryshimi në Kushtetutë që sistemi i drejtësisë të tronditej, për të bërë reformimin dhe për të fituar gradualisht besimin. Pavarësisht se ndryshimet prekën vetëm një nga degët e pushtetit shtetëror, sot çdo shqiptar është i ndërgjegjshëm se efektet që solli ky ndryshim janë gjithëpërfshirëse. Ato nuk prekën vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por ato po afektojnë çdo ditë jetët e shumë shtetasve dhe shtetarëve në Shqipëri”, tha zoti Sadushi.

Advertisement

Pas një përpjekje të dështuar me një referendum në nëntorin e vitit 1994, Shqipëria miratoi po me referendum në nëntorin e vitit 1998 Kushtetutën e parë të demokracisë pas afro gjysmë shekulli diktaturë komuniste, e cila ndaloi të drejtën e pronës dhe besimit fetar, lirinë e lëvizjes dhe pluralizmit politik, si dhe në tërësi shkelte liritë dhe të drejtat njerëzore.

Continue Reading

Albania

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules

Published

on

By

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.

Advertisement

Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.

Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?

Published

on

By


Pas një periudhe moti më të qëndrueshëm të dominuar nga blloku i fortë Rex, i cili ruajti kushte relativisht të qeta dhe shpesh të buta në pjesën më të madhe të Evropës gjatë periudhës së Krishtlindjeve, rrethanat në atmosferë po ndryshojnë.

Ky sistem me presion të lartë po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke hapur rrugën që masat e ftohta ajrore Arktike të zbresin drejt pjesëve qendrore, lindore dhe jugore të kontinentit, shkruan Severe Weather.

Një rënie e ndjeshme e temperaturave

Advertisement

Ndërsa blloku i Rex-it tërhiqet, po formohet një model i ashtuquajtur dipolar moti, një anticiklon i fortë mbi Atlantikun dhe Evropën Perëndimore, ndërsa një ciklon thellohet mbi pjesët lindore dhe veriore të kontinentit.

Kjo lejon depërtimin e ajrit të akullt nga veriu dhe verilindja, i cili do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje bore të rastit para Vitit të Ri.

Sipas modeleve të parashikimit, masa e ajrit të ftohtë mund të jetë 10-15 °C nën vlerat normale për fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, gjë që do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë rajone. Lëvizja më e ftohtë e ajrit të ftohtë pritet praktikisht në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, dhe në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të bien nën -10 °C.

Advertisement

Ndërsa temperaturat bien, mund të pritet borë në zonat veriore dhe lindore të kontinentit, ndërsa në zonat perëndimore si Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ajri i ftohtë do të kontribuojë gjithashtu në formimin e kushteve me borë në ditët e para të vitit 2026.

Rrotullimi i temperaturës

Pas ndërhyrjes fillestare të masës së ftohtë, kushtet atmosferike mund të bëhen përsëri më dinamike. Pritet që në të njëjtën kohë me rrymat më të ftohta veriore, rrjedha e ajrit më e ngrohtë, jugore do të kthehet gradualisht, veçanërisht përgjatë Mesdheut.

Advertisement

Ky kombinim i masave të ndryshme ajrore mund të çojë në modele të papritura të motit – nga ditët e ftohta dhe me borë në rajonet veriore deri te kushtet më të theksuara më të ngrohta dhe më të lagështa drejt jugut dhe jugperëndimit të kontinentit.

Shkurt, ditët e para të vitit 2026 mund të shënojnë fillimin e vërtetë të sezonit të dimrit, me një valë të dallueshme të ftohtë dhe episode bore, por edhe me mundësinë e ndryshimeve më të shpejta të motit ndërsa modelet atmosferike vazhdojnë të zhvillohen.

Ngrohtësia dhe shirat e rrëmbyeshëm po kthehen në Ballkan

Advertisement

Ndërsa perëndimi i Evropës do të ngrijë, situata në zonën tonë do të përmbyset plotësisht. Do të vendoset një rrymë e qëndrueshme jugperëndimore, e cila do të sjellë ajër dukshëm më të ngrohtë dhe më të lagësht nga Mesdheu drejt Evropës qendrore dhe lindore dhe Gadishullit Ballkanik. Kontrasti i temperaturës në të gjithë Evropën do të jetë i madh.

Në Ballkan dhe Evropën Lindore, temperaturat mund të jenë deri në 15 °C më të larta se mesatarja, dhe vlerat ditore do të arrijnë lokalisht 15 °C. Sasia e lartë e lagështisë do të sjellë edhe reshje të dendura shiu, veçanërisht në shpatet jugore të Alpeve dhe shpatet perëndimore të Dinarideve dhe Apenineve, ku gjatë javës mund të bien midis 150 dhe 300 milimetra shi.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj

Published

on

By

Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private.

E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve

Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.

Sipas dokumentave të depozituara në QKB administratori i kompanisë është emëruar Henri Telharaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltarit të Belinda Ballukut. Kompania do të ketë një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, i disbursuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se cilat linja do të operojë ajo.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Trending