Kultivuan mijëra bimë kanabis, arrestohen dy shqiptarët dhe kolumbiani në Spanjë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona përfunduan në prangat e policisë spanjolle pas një operacioni kundër lëndëve narkotike.

Dy prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë dhe një tjetër me kombësi kolumbiane, të cilët akuzohen për krim kundër shëndetit publik dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Në kuadër të këtij operacioni të kryer në Deltebre, janë asgjësuar rreth 1400 bimë marijuanë. Në të njëjtën kohë, llogaritet se kjo bandë e organizuar ka mashtruar rreth 80 mijë euro furnizim me energji elektrike dhe rreth 4 mijë euro shërbime të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve.

Të arrestuarit janë liruar përkohësisht në pritje të gjykimit përkatës. Përveç këtyre tre personave, janë edhe dy anëtarë të kësaj bande të organizuar, të cilët aktualisht janë në kërkim.

Share This Article