Paralajmërimi: Javës tjetër do të rritet çmimi i naftës…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Nje punonjes karburanti duke furnizuar makinat nderkohe qe cmimet e karburanteve jane rritur se fundmi per te katerten here radhazi qe nga lehtesimi i pandemise. Ne pikat e tregtimit te operatoreve kryesore ne vend, nafta dhe benzina po shiten me 3 leke me shtrenjte. /r/n/r/nA fuel worker supplying cars while fuel prices have increased recently for the fourth time in a row since pandemic relief measures. In the petrol stations of the main operators in the country, oil and gasoline are being sold by 3 ALL more.
Nafta “çmendet” sërish/ Çmimi kërcen mbi 205 lekë për litër, shkaku? Taksat e larta të qeverisë

Ulja e paralajmëruar e prodhimit të naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ prej rreth 5 milionë fuçi në ditë është shoqëruar me efekte të menjëhershme me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare.

Sipas Agjencisë së Lajmeve “Reuters”, çmimi e tejkaloi nivelin e 80 Dollarëve për fuçi, ose 1% më shtrenjtë se një ditë më parë.

Kjo luhatje pritet të reflektohet edhe në vendin tonë. Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve në vend, Luigj Aliaj, tha për TV Klan se pritshmëritë janë që në javën e ardhshme, çmimi i karburanteve të shtrenjtohet më tej.

“Duhet patur parasysh se në çmimin final të karburanteve, 120 Lekë janë vetëm taksat dhe pjesa tjetër është çmimi real i karburantit. Dollari ka qenë në favorin tonë dhe na ka ndihmuar të mos rrisim çmimin e karburanteve, por situata gjeopolitike mes vendeve prodhuese dhe atyre eksportuese duket e tensionuar, duke u reflektuar me luhatshmërinë e çmimit të naftës në bursë. Në javën e ardhshmë do të duhet të blejmë sërish në treg dhe pritshmëritë janë që çmimi i naftës të rritet sërish” tha Aliaj

Share This Article