E rëndë/ Nënë e bijë vriten dhe mbështillen me çarçafë brenda vilës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një vilë në Bodrum të Turqisë janë gjetur të ekzekutuara me armë zjarri dhe të mbështjella me çarçaf nënë e bijë, modelja ruse Irina Dvizova 42 vjeçe dhe vajza e saj 15-vjeçare, Dayana.

Të afërmit kishin njoftuar policinë pasi kishin humbur kontaktet prej ditësh. Policia vijoi kontrollet dhe gjeti trupat e pajetë të modeles dhe vajzës së saj të mbështjellë me çarçaf.

Policia turke ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Andrey Kuslevich, ish-i dashuri i modeles, që në të kaluarën kishte punuar edhe si shoqërues i një biznesmeni të rëndësishëm ukrainas.

Sipas mediave në Turqi, vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve që ish-çifti kishte në lidhje me marrëdhënien e tyre me djalin 20-vjeçar.

Në muajin qershor, Irina i ishte drejtuar gjykatës në Moskë dhe kishte bërë kërkesë që Andrey Kuslevich, shtetas lituan, të mos i afrohej djalit.

Irina Dvizova ishte një modele e njohur në Rusi, ndërsa vajza e saj, e cila kishte ardhur në Bodrum me nënën për të festuar 15-vjetorin e lindjes, sipas Daily Mail

Share This Article