Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the svp domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wptbox/wp-includes/functions.php on line 6121
BE kërkoi që pakicat të votojnë nga brenda Kosovës në zgjedhjet e Serbisë, zv. kryeministri Bislimi: Nuk do të lejohet! < ALB UK News

ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij 14 hours ago
Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit 14 hours ago
Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese 16 hours ago
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri 17 hours ago
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina 18 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

BE kërkoi që pakicat të votojnë nga brenda Kosovës në zgjedhjet e Serbisë, zv. kryeministri Bislimi: Nuk do të lejohet!

albnews by albnews
30 November, 2023
in Kosova
0
BE kërkoi që pakicat të votojnë nga brenda Kosovës në zgjedhjet e Serbisë, zv. kryeministri Bislimi: Nuk do të lejohet!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të enjten se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës për komunitetin serb të Kosovës muajin e ardhshëm, në mungesë të një kërkese zyrtare nga autoritetet serbe për këtë.

Ai i bëri këto komente në rrjetin social X, si përgjigje ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, i cili tha se një ditë më parë se blloku rekomandon që serbët e Kosovës të lejohen sërish të votojnë brenda Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që do të mbahen më 17 dhjetor.

RelatedPosts

Zgjedhjet lokale, sot hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike

Shkolla shqipe në Zvicër, ruajtëse e gjuhës dhe kulturës kombëtare

“Kurti do jetë i vdekur” – Grafite kërcënuese për kryeministrin e Kosovës në veriun e Mitrovicës

“Nëse autoritetet e vendeve të tjera do të donin të organizojnë zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, atëherë ato duhet të kërkojnë zyrtarisht nga autoritetet tona një vendim pozitiv dhe mbështetje”, shkroi Bislimi.

Të mërkurën, Stano tha se serbët e Kosovës nuk janë lejuar nga autoritetet kosovare të votojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe se “ky vendim nuk është në frymën e dialogut, parimit të mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe ndërtimit të besimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Bislimi tha se Stnao “duhet ta dijë se” tentimi për të organizuar zgjedhje pa kërkesë paraprake apo vendim pozitiv “nuk është në frymën e dialogut dhe nuk i kontribuon ndërtimit të besimit”.

“Përderisa nuk ka asnjë kërkesë të drejtpërdrejtë zyrtare, nuk mund të ketë as vendim”, shtoi Bislimi.

Më 19 nëntor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një letër dërguar shefit të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Michael Davenport, kishte thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të posaçme, në mënyrë që pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, që kanë shtetësi të dyfishtë, të mund të votojnë në territorin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare serbe.

Praktikat e mëhershme për zgjedhjet serbe
Sipas një praktike që daton nga viti 2017, serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në zgjedhjet serbe dhe votat janë grumbulluar nga OSBE-ja. Më pas ato vota janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytetet kufitare të Serbisë.

Kjo praktikë është lejuar nga autoritetet e Kosovës deri në vitin e kaluar. Më 2022, nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ishte thënë se Serbia duhet t’i bëjë kërkesë direkte Kosovës për mbajtje të këtyre zgjedhjeve në territorin e saj.

Në prill të atij viti janë mbajtur zgjedhjet në Serbi, dhe për herë të parë, Qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

Si rezultat, serbët e Kosovës janë organizuar dhe me autobusë kanë udhëtuar drejt Serbisë, për të votuar.

Në janar të atij viti, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe një rezolutë, përmes së cilës u kundërshtua mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

Vendet e QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Italia dhe Franca – dhe Bashkimi Evropian, e patën pritur me keqardhje miratimin e rezolutës.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, ishin ato të 21 qershorit të vitit 2020.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij

Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij

3 September, 2025
Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit

Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit

3 September, 2025
Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese

Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese

3 September, 2025
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

3 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result