ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 12 minutes ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 16 minutes ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 21 minutes ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 21 minutes ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 23 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit dhe tregtisë

albnews by albnews
3 December, 2019
in Kosova, UK
0
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit dhe tregtisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Republika e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Në emër të Republikës së Kosovës marrëveshjen e ka nënshkruar ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar, ambasadori i këtij shteti në Kosovë Nicholas Abbott.

Siç njofton kumtesa për media, Shala theksoi se objektivat e kësaj Marrëveshje janë rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe rritja e standardit të jetesës.

RelatedPosts

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA

Starmer nën presion të ri për të shkarkuar Mandelsonin, ndërsa deputeti pretendon se partia parlamentare është ‘100% kundër qëndrimit të tij’

“Promovimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe përmes zhvillimit të harmonizuar të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, eliminimin e barrierave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, përmes eliminimit të barrierave në tregti, të kontribuoj në zhvillimin dhe zgjerimin e harmonizuar të tregtisë botërore, sigurimin e kushteve të barabarta të konkurrencës në tregti mes të dyja vendeve dhe bashkëpunimi për mbrojtjen e duhur dhe efikase të të drejtave pronësore intelektuale”, tha ai.

Sipas Shalës, për nga aspekti i vëllimit tregtar, tregtia e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar nuk ka aq rëndësi përmbajtjesore, sa ka rëndësi strategjike.

“Sipas të dhënave statistikore të fundit, Britania e Madhe përfaqëson rreth 3 për qind të eksporteve dhe 0.7 për qind të importeve tona. Megjithatë, rëndësia e ruajtjes së tregjeve të hapura për eksportet tona nuk mund të matet vetëm në aspektin e qarkullimit aktual tregtar, por edhe në atë potencial për rritjen e eksporteve kosovare në të ardhmen e afërt. Shkalla e rritjes së eksporteve tona në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen varet nga politikat tona dhe nga veprimet e sektorit privat, por duhet ta mbajmë mundësinë të hapur”, tha Shala.

“Përveç aspektit ekonomik, nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar, e cila e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka edhe implikime të rëndësishme diplomatike. Nënshkrimi i marrëveshjes është ri-afirmim i njohjes si shtet dhe si territor doganor i pavarur”, tha ai.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott tha se është shumë u lumtur që kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe është një hap shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Kosova është shteti i parë në Ballkanin Perëndimore që po e nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe është e rëndësishme për marrëdhëniet politike që do të vazhdojnë në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha ambasadori Abbott.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo Marrëveshje do të hyj në fuqi pas datës në të cilën Marrëveshja BE-Kosovë pushon së zbatuari në Mbretërinë e Bashkuar (marrëveshja do të hyj në fuqi pasi Mbretëria e Bashkuar të dal nga BE).

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result