Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka uruar Forcat e Armatosura Shqiptare për 111 vjetorin e krijimit. Peleshi thotë se është krenar për kontributin e tyre si aleat dhe partner i NATO-s.
“111 vite nga krijimi i Forcave të Armatosura! Mirënjohje të thellë për të gjithë efektivët dhe personelin e angazhuar, të cilët janë të dedikuar që Forcat e Armatosura të jenë simboli më i mirë i forcës dhe përkushtimit ndaj sigurisë, lirisë dhe të interesave të kombit tonë. Krenarë për kontributin e jashtëzakonshëm si aleat dhe partner në NATO, ku do të vazhdojmë të jemi një forcë e fortë në skenën ndërkombëtare”, shkruan Peleshi.