Vigan Qorrolli, profesor i së drejtës ndërkombëtare, në Rubikon të KTV-së ka thënë se do të ishte gabim që LDK-ja të kushtëzojë pozitën e presidentit.
“Nëse LDK-ja e kushtëzon pozitën e presidentit atëherë besoj se po bën një gabim goxha patologjik sepse nuk po e materializojnë vullnetin e zgjedhësve që mos ta bartin pasojën e bërjes së Thaçit president dhe mos ta riparojnë, nëse është tendencë që ta riparojnë dëmin që e kanë bërë sepse atyre ju ka hakmarrë. Çdo herë kur është përmendur LDK, prej kundërshtarëve të saj, qofshin politikë, qofshin mediatikë, sepse ka qenë hisedare në kapje të shtetit dhe bërjen e Thaçit president”.
Tutje ai ka shtuar se, “tash Vetëvendosja, besoj që Kurti nuk do të duhej të lëshonte pe por të parashihte që kur të vjen koha të bëhet”