Mediat belge publikojnë emrat e 20 lordëve të kokainës që janë në kërkim, mes tyre edhe shqiptarë. Kush janë ata

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat blege kanë publikuar së fundmi emrat dhe pseudonimet e 20 lordëve të kokainës që kërkohen nga policia e këtij vendi dhe që dyshohet se fshihen në Dubai dhe në vendet e Amerikës Latine. Mes emrave famëkeqe të Jos Leijdekkers, Othman El Ballouti, Abdelilah El M. etj., janë edhe emrat e dy shqiptarëve.

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, është një nga drejtuesit e “Kompania Bello”, një organizatë kriminale shqiptare me tentakula në Dubai, Antwerp, Ekuador dhe Kolumbi. Eldi D. drejtonte organizatën në Dubai ndërsa ortaku i tij Dritan Rexhepi mbikëqyrte operacionin nga Ekuadori. Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria për disa vrasje, ishte arratisur më parë nga burgu Merksplas.

Policia italiane e ka quajtur Kompania Bello “organizata më e madhe kriminale shqipfolëse e krijuar ndonjëherë”, me një model biznesi të sofistikuar që përfshin të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës. Aktualisht, Rexhepi është arrestuar në Stamboll për llogari të drejtësisë shqiptare.

Mediat belge shkruajnë edhe për një tjetër të kërkuar i njohur me nofkën “Cinco”, të cilin e konsiderojnë një nga yjet në rritje të botës kriminale të Antwerp, derisa u sëmur rëndë. Pseudonimin ia ka borxh një klubi të madh nate në Shqipëri, të cilin e ka në pronësi.

Share This Article