Zgjedhjet në Serbi/ Ambasadori amerikan Hovenier: Të zhgënjyer me qeverinë, por Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet e saj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë të votojnë aty.

Hovenier thotë se SHBA ruan të njëjtin qëndrim ndaj qeverisë së Kosovës dhe mbetet e zhgënjyer, për faktin se nuk lejoi OSBE-në që të mbledhë fletë votimet e serbëve me të drejtë vote, që jetojnë në Kosovë.


Megjithatë, thotë ambasadori për mediat kosovare, është e drejtë e Kosovës të përcaktojë kushtet e saj, si shtet i pavarur dhe sovran që është.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që kur kjo çështje u ngrit për herë të parë në vitin 2022. Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë.

SHBA-ja beson fuqishëm se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike.

Pra, si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat mbahen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”, thotë ambasadori.

Share This Article