“Nëse Trump nuk do të kandidonte, nuk jam i sigurt se do të kandidoja”, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden, i cili do të kërkojë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
“Por ne nuk mund ta lëmë atë të fitojë,” shtoi ai gjatë një takimi me donatorët demokratë pranë Bostonit në verilindje të SHBA, duke iu referuar ish-presidentit republikan.
Demokrati Joe Biden, mosha e të cilit shqetëson votuesit dhe që vetë po përpiqet të reklamojë punën e tij në ekonomi, ka përsëritur shpesh se vetë demokracia është në rrezik në këtë përballje të re të paralajmëruar me ish-biznesmenin.
Pavarësisht nga popullariteti i tij i ulët dhe duke përjashtuar një surprizë të madhe ose një problem serioz shëndetësor që do ta detyronte të tërhiqej, presidenti i SHBA është pothuajse i sigurt se do të fitojë nominimin e partisë së tij për zgjedhjet e nëntorit 2024.
Donald Trump, nga ana e tij, aktualisht është favoriti dërrmues në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane.