Kuvend/ Sot miratimi i buxhetit 2024, Rithemelimi paralajmëron sërish kaos! Berisha, Bardhi dhe 4 të tjerë të përjashtuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

TIRANË– Seanca plenare e ditës së sotme është ndër më të rëndësishme, ku pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024. Por, Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës në Kuvend.

Në këtë seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit.

Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.

Share This Article