Socialistët mbledhin sot Kongresin, ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt.
Punimet e kongresit nisin në orën 11:45 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030.
Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv: Ambicien për mandatin e katërt në 2025.