Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste me batuta. Ndërsa pasi renditi disa arritje “thumboi” opozitën duke thënë se “Shqipëria nuk është jashtë rrezikut të rikthimit prapa”.
“Pas 10 vitesh të pandalshme përballje me fatet e të shkuarës unë nuk dua të përsëris ato që thanë, as tju marr më shumë kohë me ndryshimin si dita me natën mes të sotmes dhe të djeshmes. Dua të përqendrohem në disa tema kyçe të së nesërmes.
Për Shqipërinë shtetin dhe partinë!
Me gjithë vlerën e shtuar që kemi shtuar, Shqipëria nuk është jashtë rrezikut të rikthimit prapa, nëse ne PS nuk do të fokusohet me gjithë forcën per ambicies dhe angazhimit të përbashkët tek krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim.
Vetëm merreni me mend për një moment me çfarë ju shikojnë sytë rreth e rrotull sikur ne të mos jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë se me cfarë shpejtësie mund të zhbëhet ky progres. Ne na duhen tre garanci, një vend i gatshëm për tu anëtarësua në BE, një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në venat e organizmit të tij dhe një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit të shoqërisë”, tha Edi Rama.