ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video) 46 minutes ago
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin. 2 hours ago
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 2 hours ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 2 hours ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

SPAK lëshon 15 masa sigurie për investigimin e inceneratorit të Tiranës, zbardhen emrat

albnews by albnews
9 December, 2023
in Albania
0
SPAK lëshon 15 masa sigurie për investigimin e inceneratorit të Tiranës,  zbardhen emrat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot (8 dhjetor) 15 udhër-arreste në vazhdim të hetimit të nisur që në 2020 për Inceneratorin e Tiranës. Disa prej urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK janë ekzekutuar dhe disa janë ende në kërkim, ndërsa operacioni është në vazhdim. Mësohe se masa ‘arrest me burg’ është lëshuar për Lefter Kokën, i dënuar nga GJKKO, Alqi Bllakon, po ashtu i dënuar, të dy në burg; Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, që të dy në kërkim ndërkombëtar, për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Urdhër arrest me burg është lëshuar edhe për Taulant Tushën, drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, i vetëdorëzuar në polici, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj dhe Pëllumb Abeshin.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Konkretisht është lëshuar urdhër arresti dhe caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për:
1- Lefter Kokën (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, aktualisht në burg)
2- Alqi Bllakon (I dënuar nga GJKKO, për inceneratorin e Fierit, aktualisht në burg)
3- Mirel Mërtirin (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit )
4- Klodian Zoton (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit)
5- Erjon Muratajn
6- Bledar Karoli
7- Taulant Tusha (drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, u vetëdorëzua)
8- Namik Simixhiu
9- Jetmir Llapaj
10- Pëllumb Abeshi (I dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, aktualisht në burg)

Është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest shtëpie’:
11- Alba Thoma
12- Valbona Ballgjini
13- Sidita Kopliku
14- Etleva Kondi
15- Sidita Tola.

Hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. 

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Sakaq më 25 shtator u dha vendimi për inceneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Fierit. Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, GJKKO tha vendimin më 5 tetor, duke dënuar ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka me 5 vjet e 8 muaj burg për korrupsion e shpërdorim detyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

9 November, 2025
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

9 November, 2025
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result