Bastin e tij të paktën deri në këtë pikë të sezonit e ka fituar plotësisht. Ndërsa vjet u largua si i padëshiruar, në huazim te Lids Junajtid, Ueston MeKeni sivjet është rikthyer me një marsh tjetër dhe konfirmohet motori i mesfushës së Juventusit, duke ofruar edhe një gjendje fizike fenomenale.
“Të gjithë po habiteni nga kjo që unë po bëj, por këto janë cilësitë e mia. Nuk jam as në një rol të ri dhe asgjë, por fakti që vjet më larguan më dogji dhe doja të rikthehesha për të treguar se kush jam dhe se dua ta meritoj Juventusin.
Pa dyshim që Alegri ka meritën e tij, sepse më parë kishte raste që vrapoja edhe si pulë pa kokë në fund, por tani e di se çfarë më takon të bëj dhe dua ta vërtetoj për shumë gjatë se jam i denjë për këtë klub.
Fitorja me Napolin ishte një tjetër hap pozitiv i yni. A besojmë te titulli? ‘Scudetto’ është fjala e parë italisht që kam mësuar në Torino”, u shpreh MeKeni.