ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?!  11 minutes ago
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli 16 minutes ago
Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5” 19 minutes ago
Si i lexojnë ekspertët mesazhet që përsëriten në gjumë?  21 minutes ago
Rama: Diella do ketë 83 ‘fëmijë’, do shërbejnë si asistentë për çdo deputet të PS 24 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Njerëzit duhet të mësohen të marrin leje!”- Ministri Balla lajmëron një fazë të re të IKMT-së: Për çdo zonë do ketë përgjegjës. Nga data 1 Janar, kontrollojmë…

albnews by albnews
9 December, 2023
in Albania
0
“Njerëzit duhet të mësohen të marrin leje!”- Ministri Balla lajmëron një fazë të re të IKMT-së: Për çdo zonë do ketë përgjegjës. Nga data 1 Janar, kontrollojmë…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, së bashku me drejtuesin e ri të IKMT-së Ervin Hoxha inspektuan nga afër punimet për prishjen e disa objekteve pa leje, që i hapin rrugë vijimit të Unazës së Madhe të Tiranës, në zonë e mbikalimit të Shkozës.

Ministri deklaroi se IKMT duhet të garantojë parandalimin e çdo forme ndërtimi pa leje dhe mbi të gjitha ndëshkimin penal të kundërvajtësve.

RelatedPosts

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

Rama: Diella do ketë 83 ‘fëmijë’, do shërbejnë si asistentë për çdo deputet të PS

Shorti i biletave për ndeshjen me Anglinë/ FSHF shpall fituesit, do të njoftohen me email 

“Do të çelim një fazë të re të IKMT. Sot jemi për të parë vijimin e një vepre, të Unazës së Madhe, e cila është aorta e qytetit, e që bën një ndryshim të trafikut në qytet. Qasja e re, me mbështetjen e Policisë së Shtetit ka të bëjë me parandalimin. Edhe mua më vjen keq kur bëhet fjalë për objekte që prishen, por s’do ketë asnjë tolerancë për askënd dhe askund. Me shefin e Komisariatit, Petritin, para disa ditësh ndërhymë në një prej rezidencave, ku persona të caktuar kishin ndërtuar dhe zgjeruar, a thua janë të pangopur. Ne do të vijojmë të mos lejojmë asnjë lloj shprehje arrogance ndaj qytetarëve të tjerë dhe ndaj ligjit.

Për punonjësit e IKMT do të ketë përkujdesje, me një rritje rroge për ta, e për çdo lloj trajtimi me dinjitet të punës suaj. Por mos harroni se deri dje kishte më shumë kallëzime penale ndaj inspektorëve, sesa inspektorët kishin kallëzime ndaj atyre që ndërtojnë pa leje. Çdo ndërtim pa leje duhet kallëzuar, sepse është një kancer që vijon prej 30 e ca vitesh. Do të përdoren teknologjitë e reja, pamjet satelitore, dronët për të kontrolluar territorin jo vetëm më inspektorë”, u shpreh ministri.

“Sot fillojmë prishjen e 23 objekteve të para, janë dhe 7 të tjera, 120 në total për tu prishur në gjithë gjurmën e Unazës së Madhe përgjatë dhjetorit”, informoi Kryeinspektori Hoxha.

Balla tha se duhet mbrojtur mjedisi dhe Shqipëria mbajtur pastër.

“Çdo zonë duhet të ketë zonë përgjegjësie, e për çdo ndërtim pa leje të mbahet ai përgjegjës. Do të koordinojmë mes IKMT e PSH e agjencitë e tjera, për të ndërthurur informacioni,. Njerëzit duhet të mësohen të marrin leje. Ne kemi rol për të mbrojtur mjedisin, sepse IKMT nuk prish vetëm ndërtime, por të mbrojë mjedisin, bregdetin. Që prej datës 1 janar do të kontrollojmë se ku i derdhin ujërat e zeza hotelet etj., kjo së bashku me agjencitë e tjera, përgjatë bregdetit duke e ruajtur të pastër këtë fuqi ekonomike që po e transferomini Shqipërinë”, nënvizoi ministri.

Më tej ai kërkoi kontroll të kompanive të ndërtimit, për të mos hedhur vend e pa vend, mbetjet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

25 October, 2025
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

25 October, 2025
Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5”

Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5”

25 October, 2025
Si i lexojnë ekspertët mesazhet që përsëriten në gjumë? 

Si i lexojnë ekspertët mesazhet që përsëriten në gjumë? 

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result