ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD proteston sot përpara Kryeministrisë 2 minutes ago
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!  6 minutes ago
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç 8 minutes ago
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve 12 minutes ago
Kurti viziton policinë, testohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore me dronë 13 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

“Aldo Bare kërkon kokën time”, gazeta greke shkruan për kërkesën e Laert Haxhisë që vuri në lëvizje autoritetet dhe shumën e pretenduar për eliminimin e tij

albnews by albnews
11 December, 2023
in Kulture
0
“Aldo Bare kërkon kokën time”, gazeta greke shkruan për kërkesën e Laert Haxhisë që vuri në lëvizje autoritetet dhe shumën e pretenduar për eliminimin e tij
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një shkrim i gazetarit të njohur grek Vasilis Xito për “Esspresonews” ditën e sotme, i është kushtuar të shumëkërkuarit Laert Haxhiu. Veç fakteve të njohura për publikun shqiptar, si krimet për të cilat akuzohet Haxhiu dhe mënyra e kapjes së tij, gazetari grek hedh dritë edhe mbi disa rrethana të reja.


“Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar” shkruan mes të tjerave Xitos.

RelatedPosts

Michelle Obama prezanton librin rreth jetës së saj

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Zbulohet muri gjigant nënujor 7 mijë vjeçar në Francë, gjurmë të një qytetërimi të lashtë të fundosur

“Shqiptari ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka fatura të hapura me organet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit Karaiskaki. Hetimi për këto “kontrata” është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, duke u arrestuar me “identitet grek” në Janinë.

Sipas artikullit, mafiozi Aldo Bare ofron shumën e madhe prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e shqiptarit, pasi Laert Haxhiu në qytetin e tyre, Lushnje, në Shqipërinë qendrore, në vitin 2017 u bëri atentat nipave të tij në një kafene”.

Kutia e Pandorës u hap me rrëfimin e xhelatit të penduar Artan Tafani , i cili dëshmoi se i burgosuri i burgut të Korydallos ka organizuar katër kontrata vdekjeje në vendin e tij gjatë viteve 2021-2023.


Më 1 qershor 2021 u ekzekutua në Tepelenë, biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjeçari, i cili zotëronte një dyqan me shumicë me prodhime gruri, është qëlluar me armë zjarri. Më 13 maj 2021 vritet në Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit. Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i vrarë më 17 tetor 2021. Ai njihej si ‘Elton Kinezi’ dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lusnias. Ai u vra pesë muaj pas lirimit. Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 dhjetor 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

Ka dyshime se krimi është kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj. 32-vjeçari organizoi edhe një sërë sulmesh me bomba në Tiranë dhe Durrës, ndërsa rrëfimi i xhelatit të penduar tregon se ai synonte të vriste edhe prokuroren Dolores Mousabeliou.

Laert Haxhiu u kap më 22 maj 2023 në zonën e Eleuzës së Janinës. Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalojë, por ai nuk është bindur, duke shkelur gazin.

Gjatë ndjekjes, automjeti u përplas me tre automjete, u bllokua në një semafor dhe përfundimisht u ndal kur goditi një bordurë dhe i shpërtheu një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve. Më pas, policia ka arrestuar drejtuesin dhe dy pasagjerët e tjerë të mjetit, mes të cilëve edhe pasagjerin 32-vjeçar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 December, 2025
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

22 December, 2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

22 December, 2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result