Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndodhet në Japoni, për të promovuar këngën e saj të re ‘Houdini’. Si gjithnjë ylli i popit tërheq vëmendje me paraqitjen e saj.
Dua mbante veshur një kostum ngjyrë hiri dhe bizhuteri në ngjyrë gold, ndërsa një fotograf e ka ndaluar për t’i shkrepur disa foto.
Pikërisht varëset e saj në formë kryqi kanë tërhequr vëmendjen e fansave në rrjet. Kjo zgjedhje e aksesorëve bëri bujë, veçanërisht kur mendohet se Dua është e njohur botërisht si përfaqësuese e besimit mysliman.