Kryeministri britanik Rishi Sunak e kaloi provën në parlament, mbrëmjen e të martës, teksa paketa e tij e re për azilkërkuesit, për t’i dërguar në Ruanda, shmangu ngërçin dhe kaloi me votë, duke i mbijetuar njëkohësisht dhjetëra ligjvënësve, që kërkonin largimin e tij dhe zhytjen e konservatorëve në përçarje e mposhtje në zgjedhje.
Sunak ishte shprehur se i gjithë reputacioni i tij bazohet në këtë strategji të re për të luftuar emigracionin, ndaj vota ishte sfidë për të në parlament, ndonëse nuk kishte dyshime se në këtë fazë, nuk do të ngecte.
Strategjia e re kaloi me 313 vota pro e 269 kundër, pas një dite të gjatë negociatash, duke shmangur kështu dramën në parlament, raportojnë mediat britanike.