Shkëlzen Berisha, thotë se nuk i ka ardhur asnjë ftesë për të shkuar në SPAK. Reagimi vjen ndërkohë që sot ishte parashikuar të dëshmonte në lidhje me procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.
“Ne lidhje me disa raportime mediatike per “mos paraqitjen” time si deshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnje adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mberritur asnje ftese per t’u paraqitur per te deshmuar! Pretendimet e SPAK, qe jane qartaz ne funksion te qellimeve politike e mediatike te Edi Rames, bien poshte, si nga njoftimet e meparshme qe jane ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti qe personalisht ne deshmine e dhene para SPAK kam depozituar adresen e SAKTE si dhe nr e telefonit! Mbetem i hapur per t’u paraqitur konform ligjit me te marre ftesen!”, shkruan ai.