ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 1 hour ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 1 hour ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  1 hour ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  1 hour ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

“Përjashton deputetët me dy muaj”, BIRN pas miratimit të ndryshimit të Rregullores nga Parlamenti: Socialistët janë kujdesur me imtësi që….

albnews by albnews
14 December, 2023
in Albania
0
“Përjashton deputetët me dy muaj”, BIRN pas miratimit të ndryshimit të Rregullores nga Parlamenti: Socialistët janë kujdesur me imtësi që….
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Socialistët miratuan të enjten me procedurë të përshpjetuar ndryshime të njëanshme në rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë përjashtimin e deputetëve deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Ashpërsimi i masave u vendos pas disa javësh proteste nga deputetët e opozitës, të cilët duke ndezur tymuese dhe përmbysur karriget tentuan të bllokonin punimet e Kuvendit pasi mazhoranca rrëzoi kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Votimi u bë në masa të forta sigurie brenda seancës plenare, ku oficerët e Gardës së Republikës kishin rrethuar hapësirën ku ulen deputetët socialistë, ndërsa një numër i paktë deputetësh të opozitës vijuan protestën e tyre.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

Disa prej tyre ishin përjashtuar nga seanca me rregulloren në fuqi për prishjen e një seance plenare të mëparshme. Ndryshimet në rregullore u propozuan një javë më parë nga një grup deputetësh të PS-së dhe parashikojnë masa të reja disiplinore me përjashtim nga punimet e Kuvendit nga 10, 30 apo 60 ditë të një deputeti, ndërkohë që masa më e lartë e parashikuar në rregullore ishte 10 ditë.

Opozita i cilësoi anti-kushtetuese këto ndryshime dhe paralajmëroi ankimimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese. “Sot në një atentat të vërtetë të parlamentarizmit është miratuar në mënyrë të njëanshme seti i rregullave të bashkëjetesës në Parlament,” tha për mediat kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ai njoftoi se grupi demokrat nuk do t’i njohë këto ndryshime “të njëanshme” dhe të “dhunshme”, duke shtuar se  “nuk do t’i bindemi atyre rregullave me të cilat nuk kemi rënë dakord”. Socialistët janë kujdesur që të parashikojnë me imtësi dhe rastet kur përjashtohen deputetët që duket se lidhen me incidentet e javëve të fundit në Kuvend.

Për shembull, masa disiplinore më e rendë  “përjashtim deri në 60 ditë” jepet në rastet kur deputeti “përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme” dhe “kur bën sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përbën vepër penale sipas Kodit Penal”.

Deri në 30 ditë përjashtim parashikohet për rastet “kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës” dhe “kur dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik”.

Sipas ndryshimeve, ngushtësohet po ashtu mundësia e apelimit të masës dhe mënyra e pezullimit të saj, duke ia lënë vendimmarrjen në dorë shumicës në Byronë Parlamentare. Në rastet e ankimimit të masës dhe parashikimit të mëparshëm që ajo pezullohej deri në një vendim të Byrosë së Kuvendit, në ndryshimet reja parashikohet që “pezullimi” nuk do të jetë më automatik, por nëse ka një vendim “të ndërmjetëm” të Byrosë deri në dhënien e vendimit përfundimtar për ankimimin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result