Kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit është shprehur se Shqipëria do ta hartojë programin që ta përballojë vetë të gjithë barrë edhe sikur të mos marrë asnjë lek nga bota.
Ai tha se do të akordohet një fond fillestar 20 miliard lek (rreth 170 milion euro) për të prekurit e tërmetit.
“Do ta bëjmë programin sikur asnjë lek mos të vijë nga bota ne do ta përballojmë të gjithën sepse është detyra jonë.
Sepse ne jemi më të zgjuar më të aftë se sa ju dhe ata që u kanë hapur vendin ju.
Buxheti fond 20 miliardë për të prekurit e tërmetit, rreth 17 milion euro”.