Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ku Sokol Mjaca qëlloi për vdekjen, Arben Lleshit në qelinë e këtij të fundit dhe nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqa, i cili ishte në të njëjtën qeli me viktimën.
Ministrja Manja garantoi familjarët e të dënuarve në Peqin dhe në të gjithë burgjet e vendit, se situata është në kontroll dhe se autori i është dorëzuar drejtësisë.
Ai po ashtu tha se asnjë prej anëtarëve të stafit të burgut nuk i cënuar jeta gjatë kësaj ngjarjeje të rëndë, e sa i përket detajeve të tjera, ai tha se duhet të presim hetimet që janë marrë në dorë nga Prokuroria e Elbasanit.
“Dua të garantoj familjarët e të dënuarve, që situata është në kontroll. Autori i kësaj ngjarjeje, është një i dënuar me burgim ë përjetshëm, që po vuante dënimin këtë dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtësisë.
Autori është vënë i gatshëm institucioneve të drejtësisë. Ngjarja është e rëndë, por për asnjë moment nuk ka pasur cënim të jetës së stafeve tona.
Për detaje të tjera duhet të presim rezultat e hetimit.
Për dinamikën e ngjarjes, është çështje që i përket hetimit dhe unë nuk dua të cënoj asnjë element të hetimit.
Pasi të merret në pyetje autori, do të ketë nj deklaratë për shtyp, për aq sa lejon hetimi” tha ndër të tjera Manja.