“Me Berishën po veprohet si me një spaçator”, Gjokutaj: Ish-kryeministri mbrohet nga një avokate kryesisht që një material 15 mijë faqësh e mbyll për 20 minuta dhe më pas nuk e di se për çfarë po hetohet lideri i opozitës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja nga Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit, Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK.

Ish-kryeministri, ka zgjedhur të përfaqësohet nga dy avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Qëndrimi i deputetit Sali Berisha ndaj këtyre vendimeve të marra nga një gjyqtare e shkarkuar drejtëpërdrejt nga ai. Nga një gjyqtare që nuk i drejtohet Kuvendit për të marrë autorizim.

Nga një gjyqtare që rrëzon çdo kërkesë, nga një gjyqtare e cila cakton avokatë kryesisht dhe kur i shikon në “facebook”, se çfarë përfaqësojnë, i përjashto dhe në fund përfundon me një avokate që 15 mijë faqe material i përfundon për 20 minuta.

Kjo është mbrojtja efektive. Imagjinojeni me zotin Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe veprohet si me një spaçator dhe marrët një avokate e cila nuk ka idenë, unë kam bërë një provë një natë në media, ku e pyeta jeni njohur? Po jam njohur me metarialet. Po për çfarë hetohet Berisha? Ai nuk e dinte” tha Gjokutaj.

Share This Article