“Dyshojmë se zemra në laborator nuk është e vëllait”- Saimir Sula vdiq në mënyrë misterioze në Spanjë, e motra proteston: I kujtoj ministrit të Drejtësisë se…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Motra e Saimir Sulës, të riut i cili vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër ka bërë thirrje për verifikimin e ADN-së së organit në laboratorin e mjekësisë ligjore.

Sipas saj familja ka denoncuar dyshimin se zemra e sjellë nga Spanja nuk i përket të vëllait, pasi pakoja me zemrën që pretendohet se është e tij nuk vjen me një provë gjenetike.

“Nuk e kuptoj pse Saimir është në varr pa zemër dhe zemra e tij është në laboratorin e mjekësisë ligjore, gjithmonë nëse është e tij. Familja ka denoncuar dyshimin se zemra nuk është e tij, sepse pakoja me zemrën që pretendohet se është e tij nuk vjen me një provë gjenetike që dëshmon se organi i përket Saimir Sulës. Zoti Ulsi Manja ju kujtoj se në letër porosinë e dytë që u nis në Spanjë kërkuam që zemra të sillej në Shqipëri dhe të bëhej testi i ADN-së për të parë nëse zemra i përkiste Saimirit”, u shpreh ajo.

Share This Article