Kryeqyteti i Zvicrës, Berna po shqyrton një plan për të lejuar shitjen e kokainës për përdorim rekreativ, në një qasje radikale ndaj luftës kundër drogës që besohet se nuk është provuar askund tjetër në botë.
Parlamenti i Bernës ka mbështetur idenë, e cila megjithatë duhet të miratohet nga autoritetet e qytetit dhe do të kërkojë gjithashtu një ndryshim në legjislacionin kombëtar.
Politika rreth drogës po evoluon, me shtetin amerikan të Oregon, për shembull, që dekriminalizoi posedimin e sasive të vogla të kokainës në vitin 2021 me qëllim trajtimin e varësisë nga droga, raporton Reuters.