Gjykata e Fierit, në seancën e mëngjesit të sotëm (21 dhjetor) ka caktuar ‘arrest me burg’ për shtetasit Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit “Vlera” ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove të trafikuara nga Greqia.
Në seancën e zhvilluar, i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit, duke mohuar akuzat ndaj tij për trafik të veprave arkeologjike me vlerë.
Në perfundim të seancës avokati i të arrestuarve, Ermal Hamataj ka deklaruar se e gjithë kjo është një “show” i nisur nga drejtoria e policisë së Fierit duke dënuar persona të paarsimuar në kushte ekstreme varfërie.