Ekzekutoi 11 persona dhe plagosi mbi 20 të tjerë, kryebashkiaku i Pragës: Autori vdiq pasi qëlloi veten dhe ra nga çatia

albnews
By
1 Min Read

Personi i cili qëlloi për vdekje të paktën 11 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Fakultetin e Arteve në Pragë është eliminuar, njoftoi policia.

“Atentatori është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia në rrjetin X rreth orës 16:00.

Sipas kryebashkiakut të Pragës Bohuslav Svoboda, sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë. Megjithatë Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e asgjësimit.

Share This Article