Video/ Momenti kur një pemë Krishtlindjesh 20 metra e lartë bie dhe vret një grua 63-vjeçare në Belgjikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një incident tragjik ka ndodhur në një treg Krishtlindjesh në Belgjikë, kur një pemë e Krishtlindjeve 20 metra e gjatë ra mbi një grua, duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçares dhe duke plagosur tre të tjerë.

Një video nga një kamera sigurie ka kapur momentin kur pema e Krishtlindjes bie nga erërat e forta.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 19:00 të së enjtes. “Ishte një erë dhe papritmas pema ra. Disa ngritën majën e pemës dhe disa të tjerë hynë poshtë për të nxjerrë të bllokuarit. Një grua ishte plagosur në këmbë, një në krah dhe e treta në gjendje shumë të rëndë, duke humbur më pas jetën në spital”, tha dëshmitari okular 44-vjeçar Frederic Verkrush.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar, por siç bëjnë me dije mediat holandeze, që nga fundi i muajit nëntor janë evidentuar probleme me vendosjen e pemës, ku shërbimet teknike të bashkisë vendase po punojnë për forcimin e saj.

https://www.facebook.com/AVStelevisie/videos/894284108632398
Share This Article