Këtë Krishtlindje mesazhi në bekimin “Urbi et Orbi” është lufta në Gaza.
Para qindrave besimtarëve të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku kujtoi pengjet në Gaza dhe bëri një apel
“Kam në zemër dhimbjen për viktimat e sulmit të dhunshëm të 7 tetorit të kaluar dhe ripërsëris një apel urgjent për lirimin e atyre që janë ende peng” tha ai para qindrave besimtarëve të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan
Bëri thirrje dhe për ndalimin e operacioneve ushtarake izraelite.
“Unë lutem që operacionet ushtarake, me pasoja të frikshme mes viktima të pafajshme civile, të ndalen dhe situata e dëshpëruar humanitare të përmirësohet përmes mbërritjes së ndihmave.”
“Të mos vazhdojmë të ushqejmë dhunën dhe urrejtjen, por le të shkojmë drejt zgjidhjes së çështjes palestineze, përmes dialogut të sinqertë dhe këmbëngulës mes palëve, të mbështetur nga një vullnet i fortë politik dhe mbështetje e komunitetit ndërkombëtar”, ritheksoi Papa.“Vëllezër dhe motra, le të lutemi për paqen në Izrael dhe Palestinë”.
‘Urbi et Orbi është bekimi që jep Papa çdo vit ditën e Krishtlindjes e të Pashkëve, përballë besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
Vendlindja biblike e Jezusit këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme, duket si një qytet fantazmë në prag të Krishtlindjeve, pasi festimet në Betlehem janë anuluar për shkak të luftës Izrael-Hamas