Një statujë e Shakirës ndodhet tashmë në Barranquilla, qytetin e saj të lindjes. Kryetari i bashkisë, Jaime Pumarejo publikoi një video që shfaq veprën kushtuar këngëtares në nder të arritjeve të saj. Vetë Shakira ka postuar disa imazhe në Instagram nga momenti kur prindërit e saj kanë vizituar statujën.
“Më bën shumë të lumtur që ta ndaj këtë me prindërit e mi dhe sidomos me mamanë time në ditëlindjen e saj. Dedikimi, sa i madh për zemrën time të vogël”.
Dedikimi në fjalë shkruan: “Një zemër që kompozon, ije që nuk gënjejnë, talent i pakrahasueshëm, një zë që ‘tund’ turmat dhe këmbë që marshojnë për të mirën e fëmijëve dhe njerëzimit”.
Skulptura ndodhet në Gran Malecón. Ajo është 6.5 metra e lartë, e derdhur në bronz dhe peshon rreth 5 ton.