Besim me afat për Stefano Piolin, i cili vazhdon të jetë nën vëzhgim. Pankina nuk është solide si dikur, ka pakënaqësi për rezultatet negative që kanë ardhur në vitin 2023, por sidomos me problemin e madh të mungesave.
I fundit serioz është ai i Tomorit, por tashmë janë 30 dëmtimet, 21 nga 27 lojtarë kanë pësuar probleme fizike në katër muaj kampionat. As pronarët e klubit nuk janë të kënaqur me mënyrën se si po ecën skuadra dhe për këtë mund të ketë ndryshime në ditët në vijim. Nuk përjashtohet asgjë, madje as përfshirja e figurave të reja në stafin e trajnerit, i cili megjithatë mban përgjegjësi bashkë me bashkëpunëtorët e tij për dëmtimet e vazhdueshme.
Ndër intervista e konferenca për shtyp, Pioli është justifikuar gjithmonë me faktin se të dhënat e lojtarëve nuk kanë lënë vend për shqetësim, por prej kohësh jemi përpara një fakti konkret për të cilin ndoshta nuk ka zgjidhje direkte, por dëmet absolutisht mund të kufizohen. Me këtë frymë, kuqezinjtë rinisën stërvitjet për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Sasuolos e planifikuar për të shtunën pasdite në 18:00.
Një shans i ri për Piolin. Milani ka për detyrë të bëjë më mirë, sepse ka një skuadër konkurruese që duhet shfrytëzuar maksimalisht dhe për momentin trajneri nuk po ia del mbanë. Ai e pranoi këtë pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve në Njukasëll, por është një mendim në një situatë aspak normale e shumë larg pritshmërive me të cilat nisi ky sezon.
Pakënaqësia është e përhapur në shumë aspekte, por tashmë ka prekur edhe pronarin Xherri Kardinale, i cili si kurrë më parë është në dyshim për aftësitë e Piolit, që në fillim të sezonit e ngarkoi edhe me detyra ndikuese për merkaton. Një hap ndoshta i nxituar, i cili solli këto pasoja, pasi edhe u gërshetua me shkarkimin e Paolo Maldinit.