ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 11 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ndërrimi i viteve, Jorida Tabaku: Të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë dhe që nuk ka hijet e të shkuarës

albnews by albnews
31 December, 2023
in Albania
0
Ndërrimi i viteve, Jorida Tabaku: Të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë dhe që nuk ka hijet e të shkuarës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndërsa ndalet në kohën në të cilën Shqipëria po jeton, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se në rrugëtimin e ri të 2024-ës duhet menduar se si të ndërtohet një vend më i mirë.

Sipas deputetes, qeveria shqiptare e ka humbur kompasin e saj moral, ndaj duhet vlerësuar një alternativë më e përgjegjshme.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Në vidomesazhin për qytetarët, Tabaku thotë se ky vit që vjen duhet të jetë një kapitull i ri për Shqipërinë ndaj duhet punuar për ndryshim.

Mesazhi i Tabakut:

Ndërsa jemi pranë orëve të fundit të ndërrimit të viteve, më kujtohet jo pak fëmijërinë time dhe se si kjo festë kthehej në një pikë të vogël shprrese në errësirën e madhe të vitit. Në një shpresë që lidh familje dhe krijon një komunitet që ashtu i fortë qëndron me shpirtin e mbushur me shpresë dhe me forcën se mund të ndryshojmë për mirë. Se e nesërmja do jetë ndryshe.

Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, teksa vendi jonë ndodhet në një kryqëzim të pakërkuar, teksa shpreson për ndryshimin edhe reformat e shumëkërkuara që në fakt do të ishin një riangazhim për vlerat tona demokratike. Ao vlera që nuk janë thjesht ideale politike; por janë themeli mbi të cilat ne mund të ngremë një të ardhme që realisht jehon ëndrrat dhe aspiratat e çdo shqiptari.

Ndërsa nisim këtë rrugëtim të ri në vitin 2024, na duhet të kemi në mendje se si mund të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë dhe të ndërtojmë Europën këtu se si mundet të ndryshojmë.

Për një të ardhme të tillë ne patjetër duhet të bashkohemi rreth personave që mbartin mbi vete vlera. Rreth personave që mund të sjellin diçka tjetër të re. Ne duhet të shohim përpara dhe t’u ofrojmë shqiptarëve një të ardhme që nuk ka hijet e të shkuarës. Ne duhet të angazhohemi për të ofruar më të mirën. Të kalojmë edhe mbi veten tonë dhe të shohim çmund të bëjmë më mirë, më ndryshe.

Sot të gjithë janë të shqetësuar për ekonominë e vogël familjare që është një prej shumë gurëve që rëndojnë dhe ekonominë e madhe. Janë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve, për arsimin dhe largimin e të rinjve. Shqetësime komplet normale por që duhet të jenë shtysa për të ofruar atë një zgjidhje reale për atë që deri më sot ka dështuar dhe që ne duhet ta ndryshojmë.

Përtej sfidave personale që gjithseskush ka përballë vetes në vitin e ri, padyshim ajo që prek zemrat tona është vendi se ku do të jetë Shqipëria në ditët e vitit të ri që është tek dera. Sfidat e një vendi që lëngon nga korrupsioni, një ekonomi që nuk favorizon shumicën dhe një qeverie që i shërben një pakice.

Janë këto sfida që përballë nesh ofrojnë një betejë për të ndërtuar një ekonomi ku tregu i lirë është oferta dhe mundësia çdo shqiptari përballë monopoleve, taksimit të pandershëm dhe shtetit të kapur që janë kryefjala e sotme fatkeqësisht. Në të vërtetë modeli zhvillimit dhe ndërtimit të shtetit këto dhjetë vite duhet të jetë një relike e të shkuarës, një Shqipëri e zhvilluar mund të arrihet përmes meritokracisë, sipërmarrjes së lirë dhe mobilitetit social.

Nëse sot shumëkush sheh rënien e të ardhurave, më pak para në xhep dhe largimin e shqiptarëve kjo vjen si pasojë e gabimeve të një dekade qeverisje. Prandaj ne duhet dhe do të ofrojmë një alternativë të një qeverisje të përgjegjshme dhe një model biznesi që vlerëson konkurencën, meritokracinë dhe mobilitetin social.

Teksa i afrohemi vitit të ri, e kuptojmë qartësisht se kjo qeverisje e ka humbur kompasin e saj moral. Kështu që na lind detyra të punojmë së bashku që në 2024 të nisë një ndryshim që së pari është një mundësi për një kapitull të ri për Shqipërinë.

Së bashku, mund të shkruajmë një histori tjetër, një histori shprese dhe bashkimi së pari për ne si demokratë dhe familjen tonë politike e më pas për një vend më të mirë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result