Një avion i Japan Airlines ka marrë flakë në aeroportin e Henda të Tokios. Mediat japoneze raportuan se avioni me rreth 400 pasagjerë u përplas me një avion të rojës bregdetare.
Në pamjet e publikuar në rrjete sociale shihen edhe momentet kur avioni është në flakë. Pasagjerët në avionin Japan Airlines u evakuuan. Ndërsa në avionin e rojës bregdetare japoneze rezultojnë pesë të zhdukur dhe një person arriti të shpëtonte.
Roja bregdetare e Japonisë thotë se avioni i saj i cili mendohet se është përplasur me avionin e pasagjerëve, ishte rrugës për në aeroportin Niigata për të ofruar ndihma në gadishullin Noto të goditur nga tërmeti.