Liverpooli ka vazhduar me fitoren e ardhës, duke ecur sigurt drejt titullit të kampionit të Premierligës.
Në xhiron e 16-të e Premierligës, Liverpooli shënoi fitore me rezultat 0-3 ndaj Bournemouthit.
Skuadra e Jurgen Kloppit e dominoi plotësisht ndeshjen, si me posedim të topit, ashtu edhe me numër të rasteve të krijuara për të shënuar gola.
Alex Oxlade-Chamberlain e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 35-të të ndeshjes, ndërsa rezultatin e dyfishoi Naby Keita në minutën e 44-të të ndeshjes. Për ta vulosur këtë fitore, Mohamed Salahu e shënoi golin e tretë në minutën e 54-të.
Liverpooli radhitet në pozitën e parë në tabelën e Premierligës, me 46 pikë të grumbulluara nga 16 ndeshjet e para, nëntë pikë më shumë sesa Leicesteri në vend të dytë, që ende s’e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje.