ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla 3 hours ago
Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar 3 hours ago
Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps 3 hours ago
Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin 3 hours ago
Sekuestrohen 30 mijë kafshë dhe 10 tonë bimë, INTERPOL godet tregtinë e errët 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vetëvrasja në Durrës, Policia pranga bashkëshortit: E dhunonte psikologjikisht

albnews by albnews
6 January, 2024
in Albania
0
Vetëvrasja në Durrës, Policia pranga bashkëshortit: E dhunonte psikologjikisht
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia e Durrësit njofton se në vijim të hetimit për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka nga Sukthi, ka arrestuar bashkëshortin e saj, Xhemal Loka.

Sipas Policisë, shkak për arrestimin e bashkëshortit është fakti se dyshohet se ai ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme karshi 41-vjeçares.

RelatedPosts

Sherr me thika mes nxënësve në Shkodër, tre të plagosur

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja Bedrie Loka, e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xhemal Loka, 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xhemal Loka 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen Bedrie Loka”, njofton Policia e Durrësit

“Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xhemal Loka e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja Bedrie Loka nuk ka bërë kallëzim në Polici. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit Xhemal Loka, i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë”, bën të ditur Policia.

“Ky celular, bashkë me celularin e shtetases Bedrie Loka, janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.   Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen Bedrie Loka, të konsumonte lëndë helmuese. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën”, vijon njoftimi i Policisë së Durrësit.

“Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për  Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases Bedrie Loka, në rrjetin social “Tik Tok”.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, përfundon njoftimi i Policisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

12 December, 2025
Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

12 December, 2025
Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps

Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps

12 December, 2025
Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin

Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin

12 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result